Sot gjatë ditës në mediat vendore u publikuan pamje, ku thuhej se shiheshin disa ushtarë në afërsi të fshatit Bërvenik të Komunës së Podujevës.
Sipas një qytetari i cili kishte denoncuar rastin, dyshohej për ushtarë serbë qe kanë prekur territorin e Republikës së Kosovës, raporton Sinjali.
Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me ato qw raportohej.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se me të pranuar informacionin, Policia e Kosovës është vënë në lëvizje për të identifikuar se me çfarë rasti ka të bëjë.
“Informacion zyrtar, Lidhur me informacionin e publikuar në disa media/portale, ku thuhej se një qytetar ka parë forcat serbe se kanë hyrë në territorin e Kosovës diku në zonën kufitare, në fshatin Bervenik të komunës së Podujevës, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë veprime konkrete duke trajtuar këtë informacion“, tha ai.
Sipas Policisë së Kosovës bëhet fjalë për patrullimet e përbashkëta KFOR-autoritetet e Serbisë.
“Bazuar në informacionet zyrtare bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta, që KFOR me kontigjente të caktuara, realizon me autoritet policore serbe, ashtu siq realizon edhe patrullime të përbashkëta me njësitet relevante të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës me njësitet relevante, përfshirë ato kufitare vazhdon patrullimet policore në ruajtje të rendit kushtetues, ofrim të siguris dhe parandalim të krimit trans kufitar”, tha për Gazetën Sinjali, Baki Kelani.