Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KFOR-i e mohon se xhandarmeria serbe hyri në Kosovë: Ishin patrulla të përbashkëta me Forcat e Armatosura Serbe

 
   

Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO e ka përgënjeshtruar lajmin ku u raportua se xhandarmeria serbe ka hyrë brenda territorit të Kosovës, përkatësisht në fshatin Bervenik të Podujevës.

Sipas KFOR-it, rreth orës 14:45, një njësi letoneze që i përkiste KFOR-it po përgatitje të fillonte një patrullë të planifikuar dhe të sinkronizuar me Forcat e Armatosura Serbe përgjatë dy anëve të kufirit.

“Në kohën kur u bë fotografia në fjalë, personeli letonez po koordinohej me homologët e tyre serbë, të cilët ishin pozicionuar në anën e tyre të vijës kufitare. Është e rëndësishme të theksohet se skuadra letoneze ishte pozicionuar më tej pas liderit të tyre, i cili ishte i përfshirë në koordinimin e aktiviteteve me Forcat e Armatosura Serbe”.

“Imazhi mund të ishte prerë për të përjashtuar pjesët që përshkruanin liderin letonez duke biseduar me udhëheqësin e Forcave të Armatosura Serbe. Patrulla e sinkronizuar është kryer në mënyrë profesionale dhe në respekt të plotë të procedurave të përcaktuara mirë”, thuhet në reagim.

Lajmin e publikuar në disa media në Kosovë e ka përgënjeshtruar edhe Policai e Kosovës e cila tha se ishin patrulla të përbashkëta të KFOR-it me autoritetet serbe.