Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Eksperti me deklaratë të fortë: Kurti po nxjerr Sebinë nga Kosova, po zhbëhet ajo që ndodhi vitet 2010-2020

 
   

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku foli në lidhje me situtën gjeopolitike në rajon, duke u fokusuar kryesisht te Kosova.

Kulla tha se SHBA nuk e kundërshton Kosovën për vendimin për dinarin, por për faktin s epse nuk u konsultua paraprakisht me aleatët.

Ai shtoi se që prej vitit 2020 me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet ka nisur një proces që ka si synim largimin e Serbisë nga Kosova.

Sipas tij ajo që është arritur dalëgandalë nga Serbia për t’u futur në Kosovën e pavarur përmes serbëve në veri, po zhbëhet nga qeveria aktuale në Prishtinë.

“SHBA nuk kontenstojnë vendimin për dinarin, por faktin që nuk është konsultuar qeveria. Nëse nga 2010 që nga njohja e pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë dhe deri në vitin  2020 kemi futur rifutjen e Serbisë dalngadalë në Kosovë, tani në epokën e Kurtit  që pas vitit 2020 kemi daljen e Serbisë nga Kosova pak nga pak.

Në ekonominë e vetë, injektohen në Kosovë rreth 1 miliardë e 200 milionë euro në vit në dinar. Dmth 1/20 e ekonomisë së Kosovës. Kosova nuk po thotë që Serbia të mos ndihmojë ata, por thotë që të këmbehen në Euro, që është edhe monedha kombëtare e ndërkombëtare” tha Kulla.