Në ditën e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është bërë pritja shtetërore nga krerët më të lartë të institucioneve të vendit, tek mori pjesë edhe njëri nga personalitetet më të shquara, intelektuali, biznesmeni e filantropi, i njohuri edhe në qarqe botërore , Lazim Destani.
Destani, ka folur për këtë pjesëmarrje edhe në faqet e tij në rrjete sociale, tek pos tjerash shkruan :
Postimi i plot:
“Me rastin e festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ishte kënaqësi pjesëmarrja sot në ceremoninë e pritjes nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti.
Në nderim të kësaj dite madhështore në Prishtinë kishin ardhur përfaqësues institucionesh dhe politikanë nga të gjitha trojet tona, përfaqësues të trupit diplomatik si dhe personalitete nga jeta shoqërore e kulturore.
Gëzuar Dita e Pavarësisë së Kosovës!”