Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me të dërguarin e Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Lajçak me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X theksoi se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në rajon.
“Ne e përditësuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona dhe zhvillimet më të fundit në rajon”, shkroi Lajçak.
Përndryshe, takimi është zhvilluar në Munih të Gjermanisë, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë për të tretën ditë më radhë.