Është shfaqur për herë të parë para publikut kosovar, “Illyrian TSX” vetura e parë e prodhuar nga shqiptarët.
Është produkt i kompanisë Arrera Automobili, themelues i së cilës është Qëndrim Thaçi.
Vetura qe lansuar fillimisht në Torino të Italisë në fund të janarit, ndërsa për përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës ka vizituar edhe Prishtinën.
Në rrjete sociale, Thaçi ka thënë javë më parë se vetura ruan veçoritë kyçe të “Arreras”: Aerodinamikën efektive, dinamikën e ngasjes dhe përsosmërinë në ngasje.
Hipervetura, që vë emrin e Kosovës në automobilizëm, peshon vetëm 1250 kilogramë.
Vetura pritet të rivalizojë kompanitë më të mëdha të botës.