Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çka ndodhi dje? Gjinovci: Historikisht Shqipëria mundohet me përfituar në krah të Kosovës

 
   

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka thënë se historikisht, këngëtarët e Shqipërisë janë munduar të përfitojnë në krah të Kosovës.

Ai ka kritikuar ata, duke thënë se edhe dje në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës ndodhi e njëjta gjë, përcjell Bota sot.

Sipas Gjinovcit, të gjitha lëvizjet më të rëndësishme kombëtare, nisin në Kosovë, derisa Shqipëria në disa raste doli në anën e Serbisë.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Mirëmëngjesi kosovarë sovran e t’mosvarun!

A e vrejtët këto këngëtaret e Shqipnisë që ishin munu mi bo do kangë për Kosovën, me demek për pavarësi. Historikisht Shqipnia munohet me dhezë e me përfitu në krah të Kosovës. Krejt luftat e betejat kryesore për çashtjen kombëtare nisin ose zhvillohen në Kosovë. Krejt lëvizjet e randësishme kombëtare nisin në Kosovë. Kur vjen puna pyka me rreh pykën, lufton Kosova. Shqipnia kohë pas kohe vjen në shprehje tu e shfrytëzu Kosovën, si ishte rasti i Procesit të Berlinit, dhe paralelisht me te Open Ballkani, ama fatkeqësisht tu u konë në anën e Serbisë. Ama njëjtë si në muzikë, në gjithçka Kosova i man leksion:

1. shtetbërje – për 16 vjet, Kosova ka demokraci ma të kosnolidume se ata për 100 e fiu vjet.

2. pluralizëm – për 16 vjet shtet Kosova ka nji laramani partish që ia urojnë zgjedhjet e fitume njana tjetrës edhe kur kogja keq e çojnë me njana tjetrën.

3. angazhim qytetar – këtu s’kam nevojë me thon najsen se dihet që Kosova prin në rajon për kulturë protestash.

Nejse, lista mundet me kenë tepër e gatë, kshtu që vazhdone ju kush të doni. Veç dashta me theksu që sikur qato kangtaret që munohen me përfitu në kurriz të Kosovës, qashtu ka përfitu historikisht Shqipnia, fatkeqësisht!