Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një shqiptar vdes në vendin e punës në Itali, e zuri pllaka e betonit

Një shqiptar 54-vjeçar me inicialet E.M nga Shqipëria ka humbur jetën të shtunën në Frascineto të Kozencës.

Viktima ka vdekur pasi që ishte shtypur nga një pllakë betoni e rëndë nga një vinç.

Mediumi italian raporton se edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, viktima nuk ka mundur t`i bëjë ballë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë./teve1.info/