Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Digjen dy shtëpi mbi 200 vjet te vjetra në Gjirokastër

Dy shtëpi në lagjen Dunavat i dytë në Gjirokastër përkatësisht në pronësi të Çezar Gjoksit dhe Çlirim Gjoksit janë djegur plotësisht nga një zjarr që shpërtheu papritur këtë pasdite.

Çezar Gjoksi jetonte i vetëm por nuk gjendej në shtëpi në momentin e zjarrit ndërsa Çlirim Gjoksi tha se ishin duke drekuar në momenti që pikasën zjarrin bashkë me fëmijët nipërit e mbesat që kishin shkuar për vizitë.

10 vetë kanë nxituar të dalin nga banesa që fillimisht përfshiu tavanin e më pas një nga një dhomat, raporton Top Channel

Të dy shtëpitë në lagjen historike janë më shumë se 200 vjeçare dhe mendohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në tavanin e njërës prej tyre.

Në lagjen me sokakë të ngushtë zjarrfikësit kanë pasur vështirësi të hyjnë e megjithë ndërhyrjen në kohë nuk kanë mundur të shpëtojnë asnjërën prej tyre por ja kanë dalë të izolojnë flakët në kufijtë e dy banesave duke penguar përhapjen e tyre në banesa të tjera të lagjes që gjendeshin vetëm 4m larg zjarrit. Banorët që dolën në rrugë të shqetësuar nuk kanë pasur asnjë mundësi për të ndihmuar ndërhyrjen.

Policia njofton se si pasojë e zjarrit, janë djegur plotësisht shtëpitë.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.