Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gërvalla flet me deputetët gjermanë në Mynih, i njofton për ndryshimet thelbësore në Veri

 
   

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar në Mynih me një grup të deputetëve gjermanë.

Siç thuhet në njoftimin e MPJD-së, Gërvalla i “ka informuar rreth proceseve politike në vend, situatën e sigurisë dhe ndryshimet thelbësore në komunat veriore, rezultatet e qeverisjes së mirë” dhe prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës”.

Gjatë takimit me deputetët, Niels Annen (SPD), Ulrich Lechte (FDP), Thomas Erndl (CDU/CSU), Andreas Schëarz dhe Armand Zorn (SPD) si dhe Alexander Müller (FDP), Ministrja Gërvalla i falënderoi ata për mbështetjen ndaj Kosovës.

Duke theksuar se Gjermania është partnere e fuqishme e Kosovës dhe mbështetja e saj për Kosovën në proceset euroatlantike është thelbësore për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.