Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Krasniqi në Itali: Mërgatën dhe PDK-në i lidhë kauza e shenjtë për liri që në ditët e para të UÇK-së

 
   

​Krasniqi në Itali: Mërgatën dhe PDK-në i lidhë kauza e shenjtë për liri që në ditët e para të UÇK-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po qëndron në Itali ku ka takuar qindra bashkatdhetarëve dhe përkrahës e aktivistë të partisë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka shkruar se mërgatën dhe origjinën e PDK-së, para se t’i lidhë politika, i ka lidhur kauza e shenjtë për liri dhe kontributi e rrugëtimi i përbashkët që në ditët e lavdisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nder dhe kënaqësi të qëndroj në mesin e qindra bashkatdhetarëve – përkrahësve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në një tubim madhështor në Itali, të organizuar nga Dega jonë këtu, për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë”, tha ai.