Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haki Abazi: Nga xhipat e blinduar nuk dallohet ndotja e ajrit

 
   

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi në një postim në Facebook ka përshkruar se si aktualisht është ndotja e ajrit në Kosovë.

Ai thotë madje se kjo nuk mund të kuptohet, derisa lëviz me xipa të zinj e të blinduar.

Tutje shkruan, se nga kjo ‘përfituesit janë shitësit e barnave dhe pronarët e palestrave, populli është në pritje të sadakasë’.

Postimi i plotë:

Sapo bëra një ecje në Bregun e Diellit, Velani dhe rrugës për Gërmi. Ajri nuk ka se si të jetë më i ndotur, erë e tym qymyri, djegje masive e qymyrit dhe masës drusore! Me marrë frymë thellë ka mundësi me përfundu me marramendje. Ata që kanë problem me organet e frymarrjes as që duhet të dalin jashtë!

E kuptoj që kur lëviz me xhipa të zinjë e të blinduar nuk hapen dritaret dhe rrjedhimisht përjetohet jeta me ajrin e kondicionuar dhe nuk shihet tymi i qymyrit!

Përfituesit janë shitësit e barnave dhe pronarët e palestrave, populli është në pritje të sadakasë së radhës për me ble ndonjë sirup për kollitje dhe natyrisht edhe në pritje të përhershme të Sigurimit Shëndetsor!