Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Moti për sot, kthjellime dhe vranësira, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Moti në vendin tonë, do të vijojë të jetë nën masat ajrore nga Perëndimi i Europës, duke kushtëzuar kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës, të mbeten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë prezente, në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 1 -2 gradë C, si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 3 C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.