Një tërmet është regjistruar sot në Sarajevë. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 09:20. Sipas informacioneve të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter, shkruajnë mediat lokale.
Siç bëhet e ditur më tej, epiqendra e tërmetit u regjistrua 17 kilometra në veri të Sarajevës në një thellësi prej gjashtë kilometrash.
Qytetarët e Sarajevës dhe rrethinave të saj kanë thënë se tërmeti është ndjerë fuqishëm dhe ka zgjatur për disa sekonda. Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale.
(BalkanWeb)