Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bien ‘lum’ shkëmbinjsh dhe gurësh pas reshjeve të borës, raportohet për dhjetëra viktima dhe të plagosur në këtë vend

Raportohet se të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas një rënie gurësh të shkaktuar nga reshjet e dendura të borës të dielën në provincën Nuristan të Afganistanit verilindor.

Autoritetet theksuan se numri mund të rritet në vijim për shkak të reshjeve që ende janë prezente.

“Ende po bie borë. Ekipet e shpëtimit janë në terren dhe numri i të vdekurve mund të rritet”, shprehen autoritetet.

Rënia e shkëmbit ka dëmtuar fshatin Nacre në luginën e Tatinit. Shtëpitë janë gjetur nën gurë dhe borë me rreth njëzet të tilla të shkatërruara ose të dëmtuara rëndë.

Nuristani është një provincë në kufi me Pakistanin. Pjesa më e madhe e provincës është e mbuluar nga pyjet, si dhe nga malet e vargmalit Hindu Kush.