Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

19 shkurti, ditëlindja e Hamëz Jashari, sot do të mbushte 74 vjet

Bekim Jashari ka uruar ditëlindjen e 74-të babit të tij të ndjerë, heroit Hamëz Jashari.

Përmes një postimi në Facebook Bekimi Jashari bashkë me familjarë të tjerë të familjes Jashari kanë vendosur lule te varri i Hamës Jasharit, i cili sot, më 19.02.2024, do të mbushte 74 vjet.

“Sot, në ditëlindjen tënde të 74-të babush erdhëm bashkë me Besarten dhe familjen ku kësaj radhe kemi edhe një anëtar të ri, Marsin. Përjetë mirënjohës ndaj teje babush që na rrite e edukove nën frymën patriotike e të dashurisë për atdheun” – ka shkruar Bekim Jashari në Facebook.


Një pjesë e familjes Jashari pranë varrezave të anëtarëve të rënë në betejen e 5, 6 dhe 7 marsit. Me 19.02.2024 ata vendosen lule te varri i Hamëz Jasharit, në ditëlindjen e tij të 74-të.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 në familjen Jashari në Prekaz të Skenderajt kanë ndodhur luftime të gjata me forcat serbe.

Prej asaj kohe, këto 3 data njihen në popullsi “Epopeja e UÇK-së”.Bekim Jashari ka qeverisur Skenderajn për një mandat si kryetar komune.