Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Të tjerët vendosin për fatin e Serbisë”, a po i ndryshon Vuçiq qëndrimet edhe në raport me Kosovën?

 
   

Pas Forumit të Sigurisë në Mynih, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një deklaratë intriguese ku përmend takime të rëndësishme me figurat vendim-marrëse të asaj që ai e quajti “shteti i thellë” amerikan, të cilët, sipas tij, “vendosin për fatin e Serbisë” – Kjo e ndërlidhur edhe me Kosovën.

Komentet e Vuçiqit u raportuan nga mediat lokale dhe janë duke ngjallur diskutime të gjerë.

“Ka shumë evropianë që marrin vendime në lidhje me rajonin tonë. Sonte do të kemi bisedime edhe më të rëndësishme me përfaqësuesit amerikanë dhe nga shteti i thellë, të cilët vendosin për fatin e Serbisë dhe marrin vendim për rajonin tonë,” theksoi Vuçiq, sipas Nova-s.

Në kontekstin e politikës, termi “shtet i thellë” përdoret për të përshkruar një rrjet të fshehtë qeveritar që vepron në mënyrë të pavarur nga lidershipi politik i një shteti për të ndjekur agjendat dhe qëllimet e tyre.

Në këtë rast, përdorimi i termi nga Vuçiq solli reagime dhe interpretime të ndryshme lidhur me atë se si vendimet ndërkombëtare po influencojnë politikën e brendshme serbe.

Deklarata e presidentit serb u mor me habi nga shumë të pranishëm, veçanërisht për përdorimin e termit “shtet i thellë” dhe pranimin e dukshëm se vendime të rëndësishme për Serbinë po merren nga aktorë të huaj.

Gjatë qëndrimit të tij treditor në Mynih, Vuçiq realizoi një sërë takimesh me figura të larta politike, përfshirë raportuesin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, dhe përfaqësuesit e OSBE-së.

Ai postoi detaje të këtyre takimeve në llogarinë e tij në Instagram, duke treguar rëndësinë e tyre për Serbinë në arenën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Dragan Dilas, kryetari i Partisë Liri dhe Drejtësi, ka shprehur habinë dhe kritikën e tij ndaj këtyre komenteve.

“Vuçiq ka deklaruar për 12 vjet se duhet të vendosim vetë për Serbinë, duke akuzuar opozitën si tradhtarë për drejtimin e tyre kah Evropa. Tani ai thotë se vendosin të tjerët për ne,” tha Dilas, duke theksuar pasojat e kësaj deklarate për perceptimin e sovranitetit të Serbisë.

Vuçiq tha se në ditët në vijim pret ftesë në Bruksel dhe se “shpreson në një zgjidhje”.

Takime të ndara me liderët e Serbisë dhe Kosovës Borrell në Mynih ka paralajmëruar më parë shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell.

Më 16 shkurt, Borell dhe Lajçak u takuan në Mynih edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.