Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Populli liridashës kurrë nuk do të pajtohet me këtë”/ Alarmon profesori: A po krijohet bota serbe?

 
   

Profesori Muhamet Kelmendi ka komentuar mbi zhvillimet në Kosovë.

Ai ka thënë se qëndrimet për botën serbe ekzistojnë ende, dhe për këtë japin çdo ditë deklarim serbët.

“Në intervistën e fundit të z.Serwer, dhënë “Zërit të Amerikës”, midis tjerash, ai foli edhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lidhur me këtë u shpreh: “Presioni ndaj Qeverisë së Kosovës për themelimin e asociacionit është i madh (…). Shumë pak po i ofrohet Kosovës. Kjo është diplomaci e shëmtuar (…)”.

Këso qëndrime ka kohë që po qarkullojmë nëpër skenat e ndryshme. Këtej edhe unë për këtë e kam shkruar në disa punime dhe i kam bërë edhe disa komente konkrete.

Presioni ndaj Kosovës i Brukselit dhe i Uashingtonit është i lartë dhe pa ndonjë parim ose bazë të qartë juridiko-politike. Me këtë presion po bëhen lëshime ndaj shovenizmit serbomadh në llogari të shqiptarëve dhe të Kosovës. Bota serbe po fiton”, thotë ai.

Sipas tij, edhe në Mal të zi sundon politika serbe, edhe në Bosnje po ashtu, duke shtuar se edhe territoret shqiptare të kolonizuar me kolone serbe në Kosovë po e organizojnë në asociacion.

“Me formimin e asociacionit në fakt po realizohet ideologjia serbomadhe për një botë serbe nacional-shoveniste. Me këtë po realizohet interesi nacionlist serb dhe kombi serb, edhe pse në pakicë nëpër vende të ndryshme, po fiton subjektivitet dhe po krijohen kushtesh për një Serbi të Madhe.

Në Mal të Zi sundon politika serbe. Dritan Abazoviq u bë kryeministër me ndihmën e serbëve në Mal të Zi. Nacional shovenistet serb e fituan Republikën serbe në BeH me dhunë e terror, me gjenocid. Tash po punojnë për të bashkuar me Serbinë. Po me dhunë e masakra nacionalshovenistët serbë e serbizuan Vojvodinë. Po punojnë për të serbizuar Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun. Tash edhe territoret shqiptare të kolonizuar me kolone serbe në Kosovë po e organizojnë në asociacion. Kjo botë serbe në ideologjinë neoshvenite serbe po behët realitet dhe pritet bashkimi i tyre edhe territorial”, nënvizon ai.

Në fund, ai thotë se kjo nuk do të krijohet kurrë dhe se me një gjë të tillë kurrë nuk do të pajtohen popujt liridashës me botën e tillë serbe.

Marko Gjuriq deklaroi: “Jemi në kohën kur domosdo duhet të angazhohemi për të realizuar botën serbe në hapësirë territoriale”.

“Këtë e tha i afërmi i kriminelit Vuçiç. Çka tregon politikën nacionalshoveniste dhe raciste të Qeverisë serbe. Priten edhe veprime konkrete. U ndërtua Republika serbe dhe po ndërtohet edhe asociacioni. Këtej po bëhet realitet bota serbe e bashkuar. Dhe, mu këtej është e papranueshme pikëpamja amerikane dhe e UE-së për asociaconin. Me atë vetëm po bëhet realitet politika raciste dhe serbi-madhe. Këtë botë serbe nuk e pranojnë shqiptarët. Por, kjo botë serbe duket se sikurse është harruar nga faktori ndërkombëtar se çka bëri në vitet e 90-a të shekullit XX. Atëherë dhuna dhe gjenocidi u krye nga bota serbe e S.Milloshevicit, ndërsa tash po vazhdon nga bota serbe e Vuçiçit. Kjo kurrë nuk do të realizohet dhe kurrë nuk do të pajtohen popujt liridashës me botën e tillë serbe”, përfundon ai.