Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Serbia nuk blen armatim për t’u mbrojtur

 
   

Javën e kaluar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq u shfaq në Nish të Serbisë, për të prezantuar nga afër sistemin rus të mbrojtës anti-dron të njohur si “Repellent”

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Serbia këtë armatim nuk e ka për t’u mbrojtur.

“Serbia blen gjithandej armatim, dhe këtë armatim natyrisht se nuk e blen për tu mbrojtur. Serbia nuk ka se nga kush të mbrohet, ajo e blen për shkak të kushtetutës së saj agresive dhe projekteve të saj saja serbomadhe”, tha Kurti.

Tutje Kurti në një përgjigje për Tëvë1, shtoi se Serbia po e ruan besnikërinë ndaj presidentit rus,Vladimir Putin.

“Në veçanti, blen armatim nga Federata ruse dhe Kina, për bindjen time, ajo dëshiron t’i dëshmohet, sidomos Kremilinit, që është në vazhdimsi me politiken e Putinit, pikërisht sepse është agresive ndaj Kosovës”, tha Kurti.

Ndërkohë, në një hulumtim të publikuar nga Geopost, Serbia del si rekorder në Ballkanin Perëndimor sa i përket blerjes së armatimit, duke lënë prapa edhe shtetin anëtarë të NATO-së, atë të Kroacisë.

Ndërsa si furnizuesi më i madhen i Serbisë me armatim është listuar Kina, pasuar nga Rusia dhe Bjellorusia.

“Kjo dëshmon që Serbia është duke u përgatitur që edhe në aspektin ushtarak ta përmbush kërkesën e saj politike, e që është krijimi i botës serbe, në kontekstin rajonal të sigurisë mund të konstatohet që ky modernizim i armatimit dhe kjo ngritje e kapaciteteve ushtarake, në mënyrë sistematike do ta atakojë sigurinë nacionale të vendeve anëtarë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në hulumtim

Ndryshe, shteti serb vazhdon të mbetet i vetmi vend evropian që vazhdon nënshkrimin e marrëveshjeve me shtetin rus, në një kohë kur shtetet e tjera po zbatojnë sanksionet që nga fillimi i luftës në Ukrainë.