Afaristi, Ramiz Kelmendi ka folur rreth asaj se si një shtet si Gjermania duket i pasur në sytë tanë, por në fakt janë të varfër për vete.
Kelmendi e shpjegon hap pas hapi këtë dukuri.
“Të bëhet e gjithë shpërndarja e asaj se çfarë arrihet atëherë në mbesim të varfëruar, për arsye se të gjitha investimet sot zhvillohen mbi supet e klasës punëtore, për arsye se fuqia punëtore është ajo që e bënë zhvillimin ekonomik”, thotë fillimisht Kelmendi.
“Ne falë migracionit tonë dhe remetancave që i kemi ne kemi zhvillim personal ne kemi zhvillim në industrinë ndërtimore, kemi zhvillim të konsumit dhe neve ajo na bënë t’i kemi pagat mesatare, por nëse merrni një pagë mesatare në Gjermani, shumica e Gjermanëve nuk kanë as banesa, shumica e gjermanëve nuk jetojnë aq mirë sa mendojmë ne. Një darkë për dy persona në Gjermani kushton 100, 200 euro, ndërsa te ne shkon vet i dhjeti dhe mundesh me i harxhuar 100 ose 120 euro. Prandaj ata janë të pasur për ne por janë të varfër për veten”, shprehet ai.