Deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka thënë se ç’do devijim i këtij vendi nga qasja pro perëndimorë do t’i kushtonte Malit të Zi.
Ai duke folur për vizitën e ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, ka thënë se largimi nga ndikimi elementeve pro serbe dhe pro ruse ka qenë një nga arsyet e kësaj vizite.
“Mendoj se një nga arsyet e kësaj vizite ka qenë që mos të lejohet ndonjë lëvizje nga ky kurs….Faktori shqiptarë është i rëndësishëm edhe në Qeveri e parlament dhe është e bindur se as faktori shqiptar nuk do të lejojë të ndodh diçka e papritur për ta. Çdo devijim nga ajo rrugë do t’i kushtonte Malit të Zi. Forcat politike që do të donin të ngrehin mbrapa nuk kanë fuqi që ta ndikojnë , as për të propozuar gjëra të tilla për të ardhur në rendin e ditës e lë më për t’i realizuar ato”, ka thënë ai.
Camaj ka thënë se me koalicionin qeverisë kanë raporte të mira.
Qeveria e Millojko Spajiq u zgjodh tetorin e kaluar me mbështetjen e Lëvizjes së tij Evropa Tani, Demokratëve, Partisë Popullore Socialiste pro-serbe, Frontit Demokratik pro-rus dhe partive kombëtare shqiptare.