Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I kërkuar nga Interpoli, a do ta dorëzojë Serbia kriminelin Milan Radoiçiq?

Sulmi terrorist serb që ndodhi në veri të Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar, e në të cilin mori pjesë dhe e organizoi krimineli serb, Milan Radoiçiq, bëri që ky i fundit të përfundojë në listën e Interpol-it si i kërkuar.

E kjo sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, njeriu i cili qëndron prapa Radoiçiqit, krejt kjo ka ndodhur me kërkesën e Kosovës.

“Është shumë e çuditshme (që INTERPOL-i lëshoi ​​një urdhër për Milan Radojicic). Ai nuk është më as nënkryetar i Listës Serbe, por aleat i Vuçiqit. Është pothuajse si Antanta e Vogël, Antanta e Madhe, pra është aleat i Vuçiqit. Sepse ai është aleat i Vuçiqit. Çdo gjë ju ka dështuar nëse nuk e keni sulmuar Vuçiqin”, ka thënë Vuçiq.

Por pavarësisht kësaj, Serbia nuk ka pranuar ende që ta dorëzojë kriminelin Radoiçiq tek Interpol-i.

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti thotë se tani është fat për Kosovën që Radoiçiq ka përfunduar në listën e Interpol-it, e jo në zyrën e kryeministrit të Kosovës, ashtu siç kishte ndodhur në të kaluarën.