Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoti: Në tri vitet e fundit ka përkeqësim të paprecedentë të strukturës së buxhetit

 
   

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në tri vitet e fundit ka përkeqësim të paprecedent të strukturës së buxhetit, ndërsa ka theksuar se “kjo politike buxhetore nuk siguron zhvillim”.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe trefish më shumë po shpenzohet në subvencione-transfere se sa në ndërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve apo në pajisje të ushtrisë e policisë.

“As varfëria nuk eliminohet kështu. Ajo mund të zbutet përkohësisht me subvencione, por eliminohet vetëm me zhvillim”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Më tepër është investuar në 2 vite e 9 muaj të Qeverinë Mustafa (979 mil. euro shpenzimet kapitale në nivelin qendror), se në Qeverinë aktuale që është në vitin e katërt të mandatit (910 mil. euro shpenzimet kapitale në nivelin qendror)”.

Për më tepër, ai ka thënë se në Qeverinë Mustafa 20 përqind e buxhetit është dedikuar për shpenzime kapitale të nivelit qendror.

Ndërkaq sipas tij, në Qeverinë aktuale shpenzimet kapitale të nivelit qendror kanë rënë në 12 përqind të buxhetit.