Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Paraqitja e Manstirliut në SPAK, gazetari i njohur ironizon zyrtarët nën hetim: Janë duke u paraqitur më tepër në këto zyra sesa në…

Gazetari Denis Dyrnjaja, i ftuar në një emision televiziv, duke komentuar për dosjen e sterilizimit ku pasditen e djeshme është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Ogerta Manastirliu u shpreh se ajo që vihet re kohët e fundit është se zyrtarët janë duke u paraqitur më tepër në këto zyra sesa në selinë e partisë.

Ai tha se një korrupsion 30-vjecar ëhstë i vështirë për tu provuar brenda pak kohe, ndërsa theksoi se drejtësia nuk është me hamendje dhe gojëdhëna por është me prova. Sipas tij ligji duhet të veprojë për të gjithë ata që kanë abuzuar me të dhe se drejtësia duhet të na vërtetojë se nuk është selektive dhe e ndikuar nga politika.

“Po shihja momentet e hyrjes së Manastirliut në SPAK dhe Beqajt dhe pata njëlloj përjetimi të tillë që tani zyrtarët po shkojnë aty më shpesh se në selinë e partisë dhe kjo është shumë domethënëse. Drejtësia po zhvillon procedura përballë njerëzve që as nuk mendohet se do shkonin përballë hetuesve dhe prokurorëve. Ky është një lajm i mirë dhe një standard i mirë për të cilin 30 vite kemi kërkuar që drejtësia të funksionojë dhe shenjat janë shumë të mira.

Natyrisht që për mazhorancën janë kosto politike por tregojnë dhe një standard sepse është kjo mazhorancë e para që po çon më shumë ministra të saj përpara drejtësisë dhe do apo nuk do ai që merr kostot dhe benefitet politike të kësaj reforme është Edi Rama i cili thotë që vendosa këtë standard që njerëzit e mi i kam zgjedhur të bashkëpunoj politikisht dhe kush cenon standardet e qeverisjes le të përballen me drejtësinë. Për sa kohë ka këtë lloj qëndrimi politik është njëlloj distancimi që prodhon efekte të tilla.”

Më tej ai theksoi se ne do të donim që të spastroheshim brenda një jave, por një korrupsion kaq i molepsur 30 vjeçar është e vështirë të provohet brenda pak kohe, pasi sipas tij në drejtësi nuk është me hamendje dhe gojëdhëna, por është me prova.

“Unë shoh dhe diçka tjetër te të dy personat, Manastirliu dhe Beqaj që ata nuk përdorin avokatë mbrojtës, pra janë njerëz që po deponojnë dhe nuk është se ndjehen të presionuar nga akuzat për të marrë një avokat mbrojtës nga pikëpamja penale. Dua të them se me atë që shohim nuk i shohim të tensionuar dhe po kuptoj se janë në kushte komode. Ideja është që së pari dua të them që nuk është e këndshme ti urosh burgosjen njerëzve, por nga ana tjetër ligji duhet të veprojë për këdo që ka qenë abuziv me të dhe ka përfituar në mënyrë të padrejtë dhe ndërkohë ka abuzuara me shërbime të rëndësishëm si ato spitalore dhe shëndetësore.

Druaj se në SPAK dhe BKH janë më të ftohtë se sa ne që kemi këtë pritshmëri të lartë, duhet të presim rezultatet e akuzave dhe pastaj të shohim nëse ishte e drejtë apo jo dhe mirë është ti analizojmë pasi procesi të ketë ndodhur. Problemi është se ne deri tani jemi mësuar që të shohim nivele të larta në hetim, kemi një ish-ministër mjedisi të arrestuar dhe të tjerët në hetim dhe ata që janë të dënuar janë niveli i dytë. Ministrat shkojnë por janë në pikëpyetje nëse do ketë dënim për ta apo jo. Edhe kryebashkiakët futen te niveli i lartë i administratës, dhe në këtë kontekst SPAK dhe prokuroria janë në një sprovë të madhe për të na thënë ne se drejtësia nuk është selektive dhe e ndikuar nga politika.”, tha Dyrnjaja.