Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aliu me apel për qytetarët: Drejtoni me kujdes makinat dhe respektoni rregullat e komunikacionit

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Ai ka shpërndarë një video të ministrisë që udhëheq me mesazhin “Ndal Shpejtësinë! Jo Jetën e të tjerëve, dhe tënden”.

“Ju bëj thirrje që të drejtoni me kujdes makinat dhe të respektoni rregullat e komunikacionit! Si shoferë, ne mbajmë përgjegjësinë për jetën tonë dhe jetën e të tjerëve. Shpejtësia shkakton aksidente të rënda, prandaj duke drejtuar me kujdes dhe duke respektuar rregullat, rrugët tona bëhen më të sigurta për të gjithë”, ka shkruar Aliu.