Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U raportua se kërkoi largimin e ambasadorit gjerman, Gërvalla reagon ashpër: E pavërtetë, nuk duhet të befasohemi kur..!

 
   

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas raportimeve të fundit se ka kërkuar largimin e Jorn Rohde nga pozita e ambasadorit gjerman.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se ky pretendim është plotësisht i pavërtet dhe absurd.

Gërvalla tha se kjo gjë po bëhet në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj saj dhe institucionit që drejton.

“Nuk duhet të befasohemi kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe Ministres së Jashtme Baerbock.

Marrëzia nuk paska fund!” – shkroi ndër të tjera Gërvalla, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pretendimi që kinse paskam kërkuar largimin e ambasadorit gjerman Rohde është sa i pavërtetë, aq edhe absurd. Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj.

Nuk duhet të befasohemi kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe Ministres së Jashtme Baerbock.

Marrëzia nuk paska fund!