Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zemaj: Çmimet po rriten e qytetarët po varfërohen – Qeveria e ka braktisur popullin plotësisht

Armend Zemaj, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka hedhur kritika të ashpra drejt Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duke e akuzuar atë se ka se “e ka braktisur popullin plotësisht”.

Kështu ka thënë Zemaj përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar edhe se çmimet po vazhdojnë të rriten e qytetarët po varfërohen.

Postimi i plotë:

Çmimet po vazhdojnë të rriten e qytetarët të varfërohen.

Rriten çmimet e produkteve ushqimore, gjersa çdo ditë po pakësohet shporta e konsumatorit.

Rritja e indeksit të çmimeve nuk ka të ndalur, e pushteti nuk merr asnjë masë, nuk vepron as Autoriteti i Konkurrencës.

Mbi gjysma e familjeve në Kosovë as që po munden me përballu shpenzimet ditore, ndërsa Qeveria e ka braktisur popullin plotësisht