Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Java e minatorëve, ish-grevistët e ’89-tës të zhgënjyer me trajtimin e tyre

 
   

Nga horizonti i tetë, 1300 minator kosovarë do të bënin kthesën në historin e Kosovës në vitin 1989.

Ata kërkonin heqjen e autonomisë së Krahinës së Kosovës nga Republika Socialiste e Serbisë.

Të kthjellet cdo moment të asaj periudhe e ka ish-grevisit Milazim Tahiri, vecse sot pas 35 viteve ai shprehet i zhgënyer pasi thotë që ai veprim i mintaorëve tash është harruar.

“ I kena pa padrejtësit që janë ba në kombin tonë dhe jena detyru për me ngrit zanin dhe më ja dhanë grushtin e  fundit Jugosllavis, pasi nuk e kemi pas vetëm Serbinë por krejt Jugosllavin në kokë”, tha MIlazim Tahiri-ish minator i viteve të 1989.

Për t’i dal kundër regjimit të Millosheviqit në atë botë, minatorët nuk u ndalën të jenë bashk më shoket e tyre edhe përkundër semundjeve të tyre.

“Kom qenë edhe I semur, qato ditë kam qenë I operum nga ithati por kur I kom pa shoqërin nuk jam largu, tetë ditë e tetë net ketu kemi nejt”, tha Aziz Neziri-Ish-minator I viteve të 1989.

Jo vetëm keta dy ish-grevist por një numër i madh i tyre, këtë të marën vizituan vendin ku në atë kohë ushqeheshin.

Ketë herë, atmosfera ishte ndryshe.

“ Kur Serbia fashiste nisi të trazonte këtë pjesë të Evropës, minatorët qenë të parët që ju kundërvynë. Ata ishinë të qartë se nuk do të hiqëshin dorë nga të drejtat e tyre. Me 20 shkurt ata u ngujuan në horizontet e minierës për të kundërshtuar heqjen e autonomis”, tha Albin Kurti-Kryeministër i Kosovës.

“ Gjatë këtij rrugëtimi Trepca ka kaluar nëpër shum asfida dhe vështirsi por që vendosshmeria e minatorëve për të mbajtur gjall Trepcën mbetët shembelltyra më e mirë dhe më vler. Nuk mudn të mos I përmendim kapitujt më të erret, përjashtimine  punëtorve dhe abuzimin e Trepcës ndërmjet viteve”, tha Bashkim Kurti-Kryeshef Ekzekutiv i ndërrmarjes “Trepca”.

Ndonëse ditë feste, kjo dit u ftua të jetë jo moment reflektimi për përmirsimin e  kushteve të atyre që mbajnë gjall pasurin nëntoksore.

“ Java e minatorëve duhet të jetë më shumë se thjesht fest, është një rastë për të reflektuar mbi nevojat e minatorëve, për të shprehur rrespektin tonë ndaj punës së tyre dhe për të kujtuar ata që kanë humbur jetën në sherbim të këtij profesioni të rrezikshëm dhe atyre që tash janë duke punuar”, tha Ibrahim Jonuzi-Kryetar I Sindikatës së Minatorëve.

Ndonëse në rrethana të tjera e më shtetin tashmë të themeluar,  vetëm kater muaj para se të shenohet kjo ditë, minatorët e Stan Tërgut, kishin grevuar në horizontin e 11.

Gjatë muajit tetor, për më shumë se 10 ditë rreshtë, minatorët e  kësaj miniere u mbyllen në kërkom të përmirsaimit të kushteve të tyre.