Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Basha i VV’së: Dinari pjesë e dialogut në Bruksel për t’a bindur Vuçiqin që ta adoptojë euron si valutë në Serbi

 
   

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka komentuar situatën rreth dinarit serb.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë që “pajtohet” që dinari të jetë pjesë e dialogut në Bruksel.

Por ai thotë se kjo mudn të bëhet pasi BE-ja ta bind presidentin serb Aleksandër Vuçiq që ta adaptojë euron si valutë në Serbi.

“Pajtohem që dinari të jetë pjesë e dialogut në Bruksel, ku BE e fillon nje dialog dhe provon me bind Vuciqin që ta adaptoj euron si valute në vendin e tij”, ka thënë Basha.