Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, konsideron se ka degraduar puna në Kuvendin e Kosovës, pasi po zvarriten shumë pikat të rendit të ditës.
Pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Deliu-Kodra, tha se kërkesa e tyre për Projekt-rezolutën për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës, do të diskutohet javën e ardhshme.
“E pat se sot nuk kishte kuorum për mbledhje po e shohim që ka një degradim të punës, janë disa pika që presin të shqyrtohen e ne kemi zvarritje në punën e institucionit.
Javën e ardhshme PDK-ja do ta shqyrtoj migrimin e qytetarëve të Kosovës, do të shohim nëse Qeveria do jetë prezentë”, tha ajo.