Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Çika ka pasë tepër temperaturë, prej Fb e morëm vesh që ka vdekë” – nëna e 4 vjeçares nga Gjakova, akuzon mjekët për keqtrajtim të vajzës

Një 4 vjeçare e komunitetit ashkali nga komuna e Gjakovës ka vdekur në rrethana të dyshimta. Policia është duke e hetuar rastin. Një variant se si ka ndodhur e gjithë ngjarja, e ka dhënë nëna e viktimës, shkruan Insajderi.

Ajo po akuzon punonjësit e spitalit të Gjakovës “Isa Grezda” për neglizhencë të trajtimit.

Ajo ka thënë se vajza i ka bërë me dije se e kanë rrahur tek familjari i saj, vëllai, dhe vetëm ndërkohë atë e ka kapur temperatura.

Pas kësaj, thotë se dërgoi në spital atje i përshkruan vetëm një shurup.

“Çikën kur jam kanë me nejt tek vëllau, çika më ka thënë që më ka rreh qaj djali i Alisë i Sabinës edhe Jakupi më ka thënë më ka rënë njëherë, edhe e kam marrë cikën e kam ardhë në shtëpi.. Cika më thojke po më dhemb zërma shumë. Më ka thënë që më kanë rreh edhe e kam marrë ѯikën e kam qu në spital, i kam kallxu çika më ka pas temperaturë shumë të madhe, ja kam kalxu mjekës rastin, ajo e ka marrë e ka këqyre, më ka thënë i kanë rënë pak i kalon, bleja një shurup daleron se cika ka shumë temperaturë të madhe, me fjalë të tyre unë erdha në shtëpi. Qaty, pse s’më ka thënë doktoresha qaty një vërtetim për me qu në spital po më tha shko në shtëpi se i kalon..”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

Duke konfirmuar se vajza i ka ndërruar jetë në QKUK, ajo tregoi në pika të shkurta trajtimin në Gjakovë.

Sipas saj, ajo dhe bashkëshorti i saj nuk u lanë të hypin as në ambulancë e cila po e dërgonte vajzën e saj për trajtim në QKUK.

“Cikat po më dridhet shumë shumë, ia dhënë një gjilpërë, i thanë burrit merre ciken dil jashtë se kfille. Mua më ka ndërru jetë cika në Prishtinë.”

“Masi që e mori infeksionin në ambulancë, shkova me burrë dhe e pruna në shpi, në qoftë se e kap apet më thanë qoje, unë fill e qova. Spitali e ka qu në Prishtinë, jo ne”.

“Shko nalt, zhdryp poshtë – dhe më thanë kirurgu i fëmijëve është në sallë nja dy orë, derisa janë ardhë Policia e Gjakovës. Të nesërmen çika mu ka bë krejt zi e kam thirrë në 04:00 të natës, masanej ka ardhë e ka këqyre dhe ne dojmë drejtësi“, kërkon ajo.

“Ambulanca nuk më murr, as mua as burrin…”

E ëma e viktimës, thotë se për vdekjen e vajzës nuk u kontaktuan as nga QKUK, ani pse e kishin kontaktin e tyre. U njoftuam në Facebook, u shpreh ajo.

“Na e morëm vesh në telefona që vajza ka ndrru jetë, nuk na kanë kallxu hic nëpërmes Facebok-ut e kam kuptu”.

“Të hanën, na skemi ditë kurgjo cika më ka ndërru jetë në 08:00 të mëngjesit, veç kur po e shohim ne Facebook, me erdhën krejt lagjia tek dera. Nuk na ka në lajmëruar”

“Mua në Prishtinë më kanë thënë e ka prej infeksionit, më kanë thënë virus e kanë. Unë nuk po di, 1-2 javë çika më është anku, thojke bubat po më ecin. Nuk e kam pasë kontroll, i kom thanë si ta marrë rrogën shkojë ua bëjë analizat”, shtoi ajo.

Ndërkohë, këto pretendime të familjes i kanë mohuar nga Spitali “Isa Grezda” në Gjakovë. Ata, thonë se 4 vjeçarja u trajtua në mënyrë profesionale.

“Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë, në lidhje me raportimet për trajtimin e fëmiut (4 vjeçar), fillimisht ju njofton se me datë 16 shkurt 2024, rasti ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare, për në Repartin e Pediatrisë, ku pas konsultimit me Pediatrin, Ortopedin dhe Kirurgun , fëmija ndalohet për trajtim të mëtejmë në repartin e Kirugjisë. Konsultimet dhe mbikëqyrja profesionale mjekësore ka vazhduar derisa gjendja ka filluar të përkeqësohet dhe mjekët kanë konstatuar se nevojitet trajtim i mëtejmë në QKUK, pra trajtim në nivelin terciar. Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Policia e Kosovës, dhe Prokuroria kanë filluar hetimet”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

Ata thonë se i kanë ofruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm autoriteteve që nga pranimi i rastit e deri në referimin e pacientes.

“Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, ka ofruar të gjithë dokumentacionin e kërkuar që nga momenti i pranimit të rastit, e deri në momentin e referimit të pacientes për QKUK. Shprehim ngushëllime familjes me rastin e humbjes së fëmijës së tyre, bashke ndjejmë me familjen”, thuhet në reagim.