Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Me dy shtëpi bari në Skoci me vlerë marramendëse, dënohet me tetë vite burg shqiptari! Lëvizja që e fundosi (Emri+Foto)

Një shqiptar në Skoci është dënuar me tetë vite burg, pasi u shpall fajtor për krijimin dhe drejtimin e dy shtëpive bari në këtë shtet.

52-vjeçari Ilir Kasa menaxhonte dhe drejtonte ambientet në Glasgow dhe Harthill, të cilat u gjetën nga oficerët e policisë së Krimit të Organizuar në prill të vitit 2022.

Ai konsiderohej një figurë e lartë e e krimit të organizuar për drejtimin e shtëpive të barit në Skoci.

Kur autoritetet hynë për të bastisur vendin e parë, me bazë në një ish-bankë në Great Western Road të Glasgow, ata zbuluan më shumë se 350 bimë kanabisi dhe sisteme të sofistikuara për mbjellje, rritje dhe ujitje.

Një strukturë e ngjashme u gjet në vendndodhjen e dytë në West Main Street të Harthill, që përmbante 150 bimë të tjera. Mediat skoceze shkruajnë se ekspertët vlerësuan se sasia e kanabisit kapte vlerën e 300 mijë paundëve ose stërlinave.

Pas këtij aksioni të policisë, Ilir Kasa u largua nga vendi i ngjarjes, por disa muaj më vonë ai është kthyer në Skoci. Pasi autoritetet e konstatuan se ai gjendej në territoret e vendit të tyre bënë të mundur arrestimin në korrik të vitit 2022. “Kasa ishte një anëtar i lartë i një grupi të krimit të organizuar përgjegjës për drejtimin e ambienteve të kanabisit në vende në të gjithë Brezin Qendror të Skocisë. Ai i tij ishte një biznes fitimprurës. Bimët që gjetëm do të kishin gjeneruar mijëra paund fitime për grupin e tij kriminal, i cili pa dyshim do të ishte riinvestuar në kriminalitet të mëtejshëm. Duke punuar me partnerët tanë në Policinë e Skocisë përmes Partneritetit të Krimit të Organizuar, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të synuar, prishur dhe çmontuar ato rrjete kriminale që dëmtojnë më shumë komunitetet tona”, deklaroi menaxheri i Operacioneve të Degës së NCA-së, Michael Miller.