Gjatë lojës së zhvilluar nga “Big Brother” ku çiftet e zgjedhura sipas dëshirës duhet të ndaheshin në pro dhe kundër një teme të caktuar.
Bardhi dhe Sara kishin temën: Suksesi fat apo punë?
Sara ishte pro se fati ka të bëjë shumë më suksesin ku ka treguar edhe historinë e saj të suksesit.
Ajo tregon se nëse ajo nuk do të kishte pësuar një aksident të vogël dhe të shkonte ta mjekonte në urgjencën e Durrësit nuk do të ishte këtu ku është sot pasi aty ajo takoi agjenten e cila organizonte konkursin e bukurisë ku Sara mori pjesë.
“Pata një incident të vogël mbaj mend kam qenë në qytetin e Durrësit deh shkova ta mjekoja aty unë takova agjenten e cila organizonte konkursin e bukurisë.
E cila më pa dhe më tha e ke menduar ndonjëherë të marrësh pjesë unë i thash jo.
Por disi me atë aftësinë e saj arriti të më bindte dhe mora pjesë tek ky konkursi të cilin e fitova jo vetëm atë por edhe atë pas tij dhe arrita të përfaqësoja Shqipërinë në “Miss Glob” në vitin 2014.
Që ishte edhe dera e parë që mua mu hap për të vazhduar edhe eksperienca të tjera unë nuk do të isha këtu sot nëse nuk do të isha vrarë atë ditë në 2012-tën në Durrës”, tha Sara.