Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U kapën brenda “fermës së kanabisit” me vlerë 1 milion paund, dënohen dy shqiptarët (Emrat+Foto)

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike pasi janë kapur brenda një “fërme kanabisi”. Mediat britanike raportojnë se Damiano Behari, 25 vjeç dhe Eneo Guri, 27 vjeç, u gjetën duke jetuar brenda një fabrike në Collwall Street, në Darnall.

Ata u pikasën pasi policia preu grilat në pjesën e përparme të magazinës mëngjesin e 5 dhjetorit 2023.

Gjatë seancës Prokurorja Stephanie Hollis i tha gjykatës së Sheffield Crown më 20 shkurt se dy të pandehurit kishin tentuar të iknin përpara se të arrestoheshin nga oficerët në vendngjarje.

Gjithashtu prokurorja Hollis tregoi se si një sasi shumë e madhe kanabisi u gjet nga oficerët brenda magazinës.

Gjithsej 600 bimë gjendeshin brenda ambienteve, disa prej të cilave arrinin deri në 91 cm lartësi. Impiantet u vlerësuan se vlejnë midis 252,000 dhe 350,000 paund.

Ajo shtoi se ishte qartë se sasia e kanabisit ishte e destinuar për për tu shitur.

Energjia elektrike ishte vjedhur, monitorët u gjetën brenda ambienteve të lidhur me kamera sigurie jashtë, kishte një sistem filtrimi dhe ndriçim “me intensitet të lartë” për të ndihmuar rritjen e të korrave.

Avokati mbrojtës i Damiano Beharit, tha se klienti i tij ishte larguar nga Shqipëria “për sigurinë e tij” pasi kishte 50,000 euro borxh për trajtimin mjekësor për familjen e tij të sëmurë, një argument ky i përdorur shpesh nga emigrantët shqiptarë atje. Pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në pjesën e pasme të një kamioni, Damiano kishte nisur një lidhje false me një vajzë në Instagram.

Por west tha se vetëm kur Damiano e takoi atë kuptoi se ishte futur në kurth dhe ai u “rrëmbye” dhe u dërgua në Sheffield gjashtë ditë para arrestimit të tij. West i përshkroi kushtet e jetesës brenda fabrikës si “të zymta” dhe “të mjera”. Por Damiano ndjeu se nuk mund të largohej “nga frika e pasojave”.