Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ahmeti: Asociacioni patjetër do të jetë me kompetenca ekzekutive

 
   

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se Kosova do ta krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Madje sipas Ahmetit, ky asociacion do të ketë edhe kompetenca ekzekutive.

“Mendoj që ky pushtet na ka sjell vërdallë në tema të parëndësishme, ka krijuar tema kot dhe nuk e kemi adresuar çështjen kryesore e cila ka qenë shumë e thjeshtë. Serbët e Kosovës nuk e pranojnë gjendjen e tyre në të cilën janë dhe shtetin e Kosovës si shtet të tyre. Për t’i akomoduar këto ata mendojnë se duhet të ketë një lloj të hapësirës në vendimmarrje më shumë se sa të tjerët dhe ju duhet ta krijoni asociacionin i cili sipas meje patjetër do të ketë kompetenca ekzekutive”, ka thënë ai.

Ahmeti më tej ka komentuar edhe vendimin e BQK-së për ndalim qarkullimin e dinarit, duke thënë se ky është një vendim kot si në aspektin ekonomik e juridik ashtu edhe në atë politik.

“Në aspektin ekonomik, juridik e politik vendim më kot nuk ka. Së pari këta e kanë ekspozuar vetën në një gjë shumë të keqe, Kushtetuta jonë thotë së vendi duhet ta ketë një valutë, ligji për BQK-në thotë se kjo do të përcaktohet me ligj, nuk shkruan euro. E dyta të gjitha elementet që proklamohen nuk qëndrojnë. Dhe e fundit politikat publike e kanë parashikueshmërinë, pra është e mirë kur qytetarët e parashikojnë çka ka me ndodhë, nuk mundesh me tha prej sot euro nuk vlen më”, ka shtuar ai.