Ditën e sotme, një zarf i bardhë ka mbërritur në shtëpinë e BBV, në të cilën është lexuar sfida e re që i është dhënë banorëve nga Vëllai i Madh.
Sfida me re, vendosi banorët përball njëri-tjetrit, të ndarë në cifte, ku do të diskutonin për tema të ndryshme, ku njëri duhet të ishte pro dhe tjetri kundra.
Heidi dhe Romeo kanë qenë dy banorët që janë përballur me njëri-tjetrin, të cilët kanë diskutuar në lidhje me temën e tradhtisë.
Romeo thoshte se kurrsesi nuk do e falte tradhtinë mes çifteve dhe njëherësh nga partnerja, derisa rikthesoi se këtë do e bënte të dënueshme me burg.
“Unë them që pse jo që tradhtia të dënohet me burg. Për mua, tradhtia është prerje në besë. Nëse dy persona i kanë kaluar 12 vjet bashkë dhe për një moment, burri në këtë rast e tradhton partneren për një moment dobësie, përse nuk duhet të dënohet ky në këtë rast”, tha ai.
Nga ana tjetër, Heidi është shprehur: “Nëse arrin që ti të më tradhtosh, do të thotë që ke patur mungesa nga ana ime, kështu që edhe mund të ta fal. Unë do të flisja me ty dhe do të kuptoja pse e bëre dhe do ta kalonim bashkë sepse nuk i hedh 12 vjet për një lëkundje që ka ardhur nga një mungesë nga ana ime”.
View this post on Instagram