Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lekaj i ankohet Qalajt: Kryesues, katër herë e lypa fjalën!

 
   

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, u ankua për mungesë të dhënies së hapësirës së duhur për të.

Ankesën ai ia drejtoi kryesuesit Rashit Qalaj, deputet i PDK-së.

“Së pari po më vjen keq kryesues që katër herë e lypa fjalën edhe mos të ndodhë se di edhe ndryshe. Besoni, muj ta marr vetë. nuk është korrekte nga askush që të marrë hapësirën e komunikimit dhe të përsëritën gjërat”, tha Lekaj.

Në mbledhjen e këtij Komisioni pati përplasje mes pozitës dhe opozitës.

Mazhoranca ka kritikuar PDK-në se ka dërguar pyetje në drejtim të Ministrisë së Industrisë për qasje në dokumentacion rreth kësaj çështje pa pasur një aprovim të Komisionit.

Për këtë, kanë reaguar deputetë të PDK-së e LDK-së, sipas të cilëve pozita po ndërhynë në punët e Ministrisë.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, tha se pozita po mundohet të fshehë të vërtetën rreth dyshimeve për keqpërdorime.