Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e biznesmenit Behar Sofia, dëshmon bashkëshortja: E vëzhguan për 6 muaj

Në procesin gjyqësor në ngarkim të Jemin Sherës, i njohur me pseudonimin “bajlozi” i akuzuar nga SPAK si organizator i vrasjes së Behar Sofias, kanë dëshmuar pjesëtarët e stafit ku pinte kafen biznesmeni ekzekutuar në 25 Shkurt të 2021.

Tre dëshmitarët kanë treguar se viktimën e njihnin, pasi frekuentonte shpesh lokalin, i cili ishte lokalizuar pranë banesës së tij.

Lokali ndodhet në ngjitur me një qendër tregtare, mbrapa piramidës.

Raportohet se pronarja e lokalit Engjellushe Banaj, ka theksuar se e ka në pronësi bar-kafen që prej 23 vitesh dhe Behar Sofian e njihte pasi e ka frekuentuar shpesh lokalin e saj.

Prokuroria lexoi në seancë edhe dëshminë e Ardjana Vathit bashkëshortes së Skënder Vathit, i dënuar me 30 vite burg për të njëjtën ngjarje.

Sipas deklarimeve paraprake, ajo ka pranuar se ka shkuar disa here për të pirë kafen në lokalin mbrapa piramidës.

Sipas SPAK, ata e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj.

Thëniet e dëshmitarëve mbështeten edhe nga pamjet filmike të lokalit.

Në seancën e radhës prokuroria ka kërkuar që të dëshmojë Marsel Pirra, i cili nuk është gjetur ende dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ernejt Shyti.

Të pandehurit e tjerë në këtë çështje, Xhuliano Visha, Leonardi Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leza janë dënuar me nga 30 vite burg për ngjarjen, ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë që është edhe ekzekutori i Sofias, Ernejt Shyti është dënuar me 7 vite burg.