Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Vajtojnë horrat e padronëve të burgosur”, familja Imeri me reagim të ashpër: Çka dëshmuan Ferat Shala dhe Shukri Buja në Hagë?

 
   

Familja e veprimtari të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një shkrimi në Facebook, kanë shkruar për procesin e Gjykatës Speciale.

Kjo familje pyet se çka ka dëshmuar në Hagë Ferat Shala i PDK-së dhe Shukri Buja?

Në reagimin e familjes Imeri thuhet se këta “ia keni ngulur njëri tjetrit, ngulur ‘shokëve’ dhe në fund vetëvetes..”.

Më poshtë postimi i plotë:

Vajtojnë horrat e padronëve të burgosur, se gjoja Gjykata Speciale nuk po i bën publike ose të hapura seancat…  

Pse nuk tregoni ju vet për shembull se Ferat Shala a ka qenë dëshmitar dhe a ka dëshmuar në Hagë dhe cka ka dëshmuar Ferati i SHIK-ut?

Pse nuk tregon Shukri Buja a ka qenë dëshmitar dhe a ka dëshmuar në Hagë??

Dhe ca të tjerë …

Pra nëse gjykata speciale nuk i publikon seancat ju deshmitarët nga PDK-ja e SHIK-u mund të rrëfeheni publikisht për dëshmitë e juaja që po jepni në Hagë apo jo ..

Askush nuk ua ndalon të thoni atë që keni dëshmuar por ju e dini pse seancat e mbyllura u konvenojnë më shumë të pandehurve dhe shokëve të tyre apo jo😉

Pra nuk shiten më mbeturinat mediatike…  gjithçka shihet e pastër  si kristali në këtë proces…

Tash po u pengojnë edhe librat  e juaj që vetë i keni shkruar, tash po mohoni vetëveten??!!!

Sa më thellë që futemi në zemrën e gjykimeve aq më shumë do të shihni të vërtetën…

Se si ia keni ngulur njëri tjetrit, ngulur ‘shokëve’ dhe në fund vetëvetes…

Vajtjet vullnetare në Hagë pa u ftuar askush te fshehta nuk është që do të mbetën të pa zbuluara dhe të pa dëshifruara deri në pikën e fundit…