Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka humbur nënën e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hyseni me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh edhe dhimbje e madhe.
“Ma çave zemrën e ma dërrmove shpirtin që ike o nëna ime e shtrenjtë”, shkruan i pikëlluar ish-deputeti socialist.
Ai e përshkruan nënën e tij si një grua të madhe, që luftoi fort, por në fund nuk ia doli dot që të mundte të keqen.
Alket Hyseni po ashtu njofton se ceremonitë përcjellëse fillojnë sot në orën 18:00 pranë “Alba 2000”, Rruga e Dibrës (pranë Medresesë), për ti dhënë lamtumirën e fundit në orën 12:00, ditën e Enjte, datë 23 Shkurt në Tufinë.
Ti trupi i vogel por nje grua e madhe, luftove fort, si veç ti di të bësh beteja. Së bashku me Babin dhe Albanën menduam që do e mundnim edhe këtë të keqe, por s’ja dolëm dot nënoke, s’ja dolëm dot…
Më dhe një përqafim të fundit dhe shpirtin ja dorëzove qiejve për të mbetur pengu më i madh dhe kujtimi më i ngrohtë e i pazëvendësueshëm i jetës sime.
Një mirënjohje smund të mungojë për miqtë, mjekët dhe infermierët, që prej tre vitesh na janë gjendur pranë në këtë betejë!
Më 22 Shkurt, në orën 14:25 ndërroi jetë Hanko Sadik Hyseni (Ahmetaj), nëna jonë e dashur.
Ceremonitë përcjellëse fillojnë sot në orën 18:00 pranë “Alba 2000”, Rruga e Dibrës (pranë Medresesë), për ti dhënë lamtumirën e fundit në orën 12:00, ditën e Enjte, datë 23 Shkurt në Tufinë.