Një pikë këmbimi valutor është grabitur në Tiranë.
Policia njofton se rreth orës 20:10, në Kombinat, një person i veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në pikën e këmbimit valutor, dhe më pas është larguar. Në pamjet e Report tv shihet kur autori përleshet me klientin të cilin e ka goditur me armë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Deri më tani policia ende nuk ka arritur të identifikojë autorin i cili nëpërmjet një pistolete lodër, mori shumën e parave dhe është larguar.
Në pamundësi për të identifikuar autorin, autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve duke ofruar një shpërblim prej 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.