Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Grabovci: Për mua “Pronto” është një etapë e mbyllur

Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se asnjëherë nuk është larguar nga politika, por vetëm ka pasur një pauzë për t’i dhënë drejtësisë mundësinë që të kryejë punën e saj.

“Nga fillimi kam qenë i bindur se “Pronto” ishte një përpjekje të diskreditohem politikisht. Asnjëherë nuk ka mundur të dëshmohet se unë i kam bërë padrejtësi dikujt. Drejtësia e ka thënë fjalën e vet. Epilogu ka qenë që unë të shpallëm i pafajshëm”.

Grabovic thotë se ato incizime që kanë rrjedhur kanë qenë tendencioze.

“Për mu është shumë e qartë si kanë rrjedhe dhe cili ka qenë qëllimiin rrjedhjes së atyre incizime. Për mua ajo është një etapë e mbyllur. Dua të kujtojë si një ëndërr të keqe. Më vjen shumë keq për familjen që u ka shkaktuar nervozë, por tashmë ajo çështje ka përfunduar dhe unë tashmë jam qytetarë i lirë dhe mund të vazhdojë jetën politike”.

Grabovci thotë se është ndër themeluesit e PDK-së dhe është anëtar i PDK-së. Ai thotë se në Kosovë shumë lehtë mund ta quash tjetrin kriminel e vrasës, e të mos marrësh përgjegjësi.

“Në vendin tonë është bërë lehtë të quhet njeriu tradhtarë, kur ti thuash dikujt, kriminel, vrasës, keqpërdorues, është e rëndë. Vetëm në vendin tonë mundesh ta akuzosh dikë tjetër dhe të mos mbash përgjegjësi. Pasojat që përballet tjetri,

detyrohet të vuaj, t’ia shkatërroj edhe familjen e jetën, nuk brengoset askush”, tha ai.