Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Organizata Turistike nga Bujanoci, pjesëmarrëse e Panairit të 45-të ndërkombëtar në Beograd

 
   

Oda Ekonomike e Serbisë, në Beograd, është duke e zhvilluar panairin e madh ndërkombëtar, të 45-me radhë, në të cilin event, janë duke marrë pjesë organizatat turistike nga vende të ndryshme të rajonit, duke llogaritur edhe Organizatën Turistike të Bujanocit.

Në këtë panair dyditor, Organizata Turistike e Bujanocit, po prezanton ofertën turistike të kësaj komune, me theks të veçantë Banjën e Bujanocit e cila po zgjon kureshtjen e vizitorëve.

Drejtuesit e Organizatës Turistike nga Bujanoci, në krye me drejtorin Shuajb Neziri dhe bashkëpunëtorët e tij Zijadin Rashitin e të tjerët, shprehen të kënaqur me prezantimin e fletushkave e dhuratave që kanë për qëllim promovimin e destinacioneve të pikave turistike të kësaj komune, në veçanti ndaj Banjës së Bujanocit.

Qytetarët nga Tirana dhe qendrat e tjera, kanë shfaqur interesim për ta vizituar shtandin e Organizata Turistike nga Bujanoci, e cila, tashmë, e ka kthyer në traditë pjesëmarrjen në Panairin e Turizmit dhe Udhëtimit, të mbështetur nga Oda Ekonomike e Serbisë.

Vlen të ceket se Organizata Turistike e Bujanocit, si njëra nda ndërmarrjet publike të suksesshme, është bërë një zëdhënëse e promovimit të turizmit, jo vetëm në Luginë të Preshevës, por edhe më gjerë në rajon, siç është rasti i përfaqësimit të saj, para një muaji, në Panairin e Turizmit dhe Udhëtimit i mbështetur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë.