Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi sot në emisionin Kosova Today ka folur në lidhje me situatën e vitit të kaluar në Banjskë.
Ai gjithashtu foli edhe për festën e ditëlindjes së Milan Radoiçiqit, të cilën u shpreh se mund t’ia ketë organizuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Tutje, Ibishi u shpreh se Radoiçiqi këtë ditëlindje do të duhej ta festonte në burg, përcjell Klankosova.tv.
“Ishte dashur që këtë ditëlindje ta festoi në burg, domosdosshmërisht, por falë një shteti dhe një figure autokrate siç është Vuçiqi, ai me siguri edhe këtë ia ka organizuar”, u shpreh ai.