Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në kalanë e Zveçanit sot nuk ka asnjë flamur serb

Flamuri serb që nga mëngjesi i sotëm nuk është valëvitur në kalanë e Zveçanit.

Policia thotë se nuk e di se kush e ka hequr dhe “nuk kanë marrë as kallëzim”.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, tha se nuk mund të inicohet rast pa pasur kallëzim.

“Nuk kemi marrë asnjë ankesë apo kërkesë për këtë, kështu që nuk mund të inicohet asnjë procedurë. Po ashtu, policia nuk ka lidhje me atë rast”, tha Elshani për portalin serb të veriut, Kossev.