Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Grabiti exchange në Kombinat, çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë: Autori priti tek lulishtja deri kur…

Autori i grabitjes së të enjtes në zonën e Kombinatit në Tiranë, dyshohet të ketë marrë shumën prej 2 milionë lekësh të rinj.

Kështu ka deklaruar pronari i pikës së këmbimit valutor që ra pre e grabitjes. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, autori ka vepruar i vetëm.

Fillimisht ka pritur tek lulishtja përballë biznesit dhe para së të bëhej mbyllja ka hyrë për të bërë grabitjen.

Pas kryerjes së grabitjes ai është larguar rrugicave, duke përfituar nga errësira.

Policia po punon me kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit dhe nëse ka patur bashkëpunëtor për t’u arratisur. Për këdo që jep informacion është vënë në dispozicion një shpërblim prej 5000€.

Autori ka qenë i veshur me bluzë të kuqe me kapuç, maskë në fytyrë, jelek jeshil dhe doreza kur futet me pistoletën lodër në pikën e exchange duke u konfliktuar me punonjësin./tvklan.al