Është zbardhur nga Policia e Durrësit krimi i rëndë i ndodhur në Durrës.
Bëhet me dije nga deklarata e policisë se autor i ngjarjes ka qenë djali i viktimës, Hysen Meta dhe se krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr.
Në banesë u gjet edhe një predhë e armës së zjarrit me të cilën ishte kryer krimi.
Në polici, autorët kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.