Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministri gjerman: Rroftë pavarësia e Kosovës!

Për nderë të 16-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës është organizuar një pritje në Rotes Rathaus në Berlin.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ministri Federal për Ushqim dhe Bujqësi, Cem Özdemir, Sekretarët e Shtetit Margit Gottstein dhe Florian Hauer, gjithashtu edhe mbi 30 deputetë të Bundestagut gjermanë, përfaqësues të korit diplomatik, si dhe bashkatdhetarë tanë

Vëmendjen mori ministri Özdemir, ku gjatë fjalimit ka thënë, “Rroftë Pavarësia e Kosovës”.

Më poshtë mund ta ndiqni videon./Indeksonline/