Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Escobar: Pajtohem me O’Brien, tani duam njohje të përhershme dhe formale të Kosovës nga Serbia

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar, në intervistën e tij për Zërin e Amerikës ka dhënë disa kritika sa i përket Qeverisë së Kosovës rreth vendimit për punën e dinarit.

Në këtë intervistë mes tjerash, Escobar është pyetur edhe rreth asaj nëse ndanë të njëjtin mendim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, i cili së fundi ka thënë se Serbia ka marrë dy hapa të rëndësishëm drejt njohjes së Kosovës, kur i ka pranuar targat dhe dokumentet.

“A po merr Serbia hapa të vegjël drejt normalizimit të raporteve me Kosovën dhe njohjes”, është pyetur Escobar.

Emisari amerikan ka thënë se pajtohet me atë që ka thënë O’Brien dhe ka shtuar se tash SHBA-ja dëshiron njohje të përhershme dhe formale të Kosovës nga Serbia

“Po, pajtohem me Jim (O’Brien). Ai ka të drejtë. Tani ne duam që ajo të jetë e përhershme dhe formale”, ka thënë Escobar.