Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haziri: Kurti në opozitë kishte folur “terr e zi” për LDK-në, Rugovën e familjen e tij

 
   

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti “nuk ka lënë gjë të keqe” pa thënë për këtë parti, e madje, e ka përmendur edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Haziri ka deklaruar që Kurti gjatë kohës kur ishte në opozitë, ka folur kundër Rugovës dhe familjes së tij nëpër shoqata e organizata.

“Ne kemi bërë ofensivë me e ndihmu, pa na thonë kush, se s’duam që Kosova me u lëndu. Z. Kurti kur ka qenë në opozitë s’ka lënë terr e zi pa folë për LDK.

S’ka lënë zyre, shoqatë, organizatë klub, ku ka pasë mundësi, s’ka lanë shqiptarë që i ka shku në shpi, pa i folë terr e zi e për LDK edhe Për Ibrahim Rugovën, familjen e tij, e famliljen tem, sepse tu pshty, ka dashtë me i shti njerëzit me marrë pjesë në garën e pshtymës.” – citohet se ka thënë ai.